PYETJE nga sfera sigurisË dhe shËndetit gjatË punËs
P?
A është i obliguar punëdhënësi ta lajmërojë me shkrim organin e administratës shtetërore, koment për punën e isnpekcionit të punës për fillimin e kryerjes së veprimtarisë?
P:
Po, është i obliguar që në afat prej 8 ditëve para fillimit me veprimtari.
P?
A është i obliguar kryerësi i punëve ndërtimore ta lajmërojë me shkrim organin e administratës shtetërore, kompetent për punën e isnpekcionit të punës për fillimin e punëve ndërtimore?
P:
Po, është i obliguar ta lajmërojë këtë organ para fillimit me punë ndërtimore, për llojin e punëve ndërtimore dhe vendin ku do të punohet.
P?
A duhet secili punëdhënës të hartojë dhe zbatojë deklaratë për siguri?
P:
Po, duhet të përpilojë dhe zbatojë deklaratë për çdo vend pune, në bazë të vlerësimit të kryer të rrezikut.
P?
A duhet punëdhënësi të sigurojë kontrollime shëndetësore për të punësuarit?
P:
Po, medoemos duhet, së paku në çdo 18 muaj..
P?
A duhet punëdhënësi të ketë punëtor të trajnuar për dhënien e ndihmës së parë, shuarjen e zjarrit, evakuim dhe shpëtim?
P:
Po, është i obliguar për çdo vend pune dhe në hapësirat e punës ku në të njëjtën kohë punojnë 20 punëtorë, së paku njëri prej tyre të jetë i aftësuar, kurse ky numër në çdo 20 të punësuar së paku edhe nga një.
P?
A është i obliguar punëdhënësi ta lajmërojë me shkrim organin e administratës shtetërore, koment për punën e isnpekcionit të punës për lëndim në punë?
P:
Po, është i obliguar që në afat prej 48 orëve pas ndodhjes së lëndimit.
PYETJE nga sfera e marrËdhËnieve tË punËs
P?
Deri kur punëdhënësi duhet t’ua paguaj pagën punëtorëve për muajin e kaluar?
P:
Më së voni 15 ditë nga muaji i shkuar.
P?
A mundet punëdhënësi t’i detyrojë punëtorët të punojnë edhe gjatë festave?
P:
Punëdhënësi mund të parasheh punë gjatë festave, kurse për këtë punëtorëve duhet t’u paguaj pagë në shumë të rritur në pajtim me marrëveshjen kolektive.
P?
Gjatë javës sa mund të punojnë punëtorët jashtë orarit të punës?
Përgjigjja:
P:
Më së shumti 8 orë.
P?
Sa ditë pushim vjetor i takon punëtorit?
P:
Punëtori ka të drejtë në pushim vjetor së paku 20 ditë .
P?
Kam parashtruar kërkesë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, kurse punëdhënësi nuk më ç’lajmëron?
P:
Nëse punëtori me shkrim deklaron se dëshiron t’i ndërpritet marrëdhënia e punës, afati për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është 30 ditë, nëse në marrëveshjen për punësim (apo marrëveshjen kolektive) nuk është paraparë afat tjetër. Afati për lëshimin e marrëdhënies së punës për çdo rast nuk duhet të jetë më gjatë se 3 muaj.
|