PËR PUNËTORIN
Kur punon në të “zezë”, ti je pjesë e ekonomisë së egër, që e pengon zhvillimin e shtetit. Ti je pjesë e të egrës, jeton pa shëndetësi dhe pa sigurim pensional dhe nuk mund t’i shfrytëzosh të drejtat nga sigurimi social dhe shëndetësor.
Secili punëtor gjatë punësimit të tij duhet të marrë nga punëdhënësi marrëveshje për punësim dhe kopje nga të drejtat për sigurim të obliguar pensional.
Nëse nuk ke marrëveshje për punësim, nuk ke pagë në pajtim me marrëveshjen kolektive dhe nuk i realizon të drejtat që dalin nga Ligji për marrëdhënie pune dhe marrëveshja kolektive; mund të mbrohesh nga parregullsitë, me çka do ta plotësosh formularin për parregullsi që gjendet në këtë faqe.